Mexhiti: Qeveria do të jetë pjesë e zhvillimit të Cërnilishtes dhe të gjithë komunës së Dollnenit

Zëvendëskryeministri i parë dhe kryetari i ardhshëm i Çairit, Izet Mexhiti, gjatë një takimi në fshatin Cërnilishtë, u prit me mikpritje dhe respekt nga banorët lokalë. Ai falënderoi komunitetin për bujarinë dhe theksoi se ky respekt do të shpërblehet me qeverisje të drejtë dhe punë të prekshme në katër vitet e ardhshme.
“Do të jemi mbështetja e fortë e Blerim Islamit në krye të Komunës së Dollnenit, sepse ai është zëri i ndryshimit dhe njeriu që bashkon e punon me përkushtim,” tha Mexhiti.
Ai shtoi se Qeveria do të jetë pjesë e zhvillimit të Cërnilishtes dhe të gjithë komunës, duke garantuar investime dhe mbështetje institucionale për banorët e zonës.



