Mexhiti prezanton platformën “Rinia për Çairin” dhe fton qytetarët në javën kulturore në Çarshi

Kandidati i VLEN-it për Çairin, Izet Mexhiti, ka prezantuar sot platformën digjitale “Rinia për Çairin”, një hapësirë moderne dhe interaktive që synon përfshirjen e të rinjve dhe qytetarëve në zhvillimin e komunës.

“Sot, në bashkëpunim me rininë e Çairit, prezantuam platformën digjitale ‘Rinia për Çairin’, një hapësirë moderne dhe interaktive, e konceptuar për t’i dhënë mundësi të rinjve dhe qytetarëve të shprehin idetë dhe propozimet e tyre për zhvillimin e komunës sonë”, theksoi Mexhiti.

Ai shtoi se koha e lansimit nuk është rastësore:

“Nuk është rastësi që kjo platformë u vu në funksion në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. Ne besojmë fuqishëm se e tashmja dhe e ardhmja e Çairit fillojnë me rininë tonë. Ata janë forca më e madhe e ndryshimit dhe partnerët tanë kryesorë në procesin e zhvillimit.”

Mexhiti bëri të ditur se platforma është e hapur për të gjithë qytetarët:

“Çdo ide që paraqitet do të shqyrtohet me seriozitet. Tashmë kemi pranuar disa propozime me vlerë, përfshirë iniciativën për krijimin e një Call Center për qytetarët, që do të garantojë komunikim më të shpejtë, më transparent dhe më efikas me komunën.”

Në të njëjtën ditë, ai paralajmëroi edhe fillimin e javës kulturore në Çarshi:

“Gjithashtu, sot starton edhe java kulturore në Çarshi, ‘Doku n’Çarshi’, ku për shtatë ditë me radhë do të zhvillohen aktivitete artistike e kulturore, me pjesëmarrjen e artistëve vendorë dhe me synim promovimin e trashëgimisë sonë kulturore. Dhe me këtë rast, ftoj të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e këtyre aktiviteteve kulturore dhe artistike në Çarshi, për të festuar së bashku vlerat dhe identitetin tonë.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button