Mexhiti prezanton këshilltarin e ri për Çairin, Prof. Bujamin Belën

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi sot se ekipit të tij iu bashkua Prof. Bujamin Bela si këshilltar për çështje ekonomike dhe buxhetore.

“Kur vendimet strategjike përcaktojnë të ardhmen e Çairit, është thelbësore të kemi ekspertë që i çojnë përpara proceset,” deklaroi Mexhiti.

Ai theksoi se Prof. Bela do të sjellë ekspertizën e tij akademike dhe profesionale për zhvillimin e komunës:

“Sot, Prof. Bujamin Bela iu bashkua ekipit tim si këshilltar për çështje ekonomike dhe buxhetore, duke sjellë ekspertizën e tij, kështu për t’i shërbyer zhvillimit të Çairit në të ardhmen.”

Mexhiti e përshkroi Belën si një profesionist me karrierë të spikatur:

“Bujamini është akademik i doktoruar në fushën e menaxhmentit në Universitetin e Stambollit, një institucion me renome ndërkombëtare. Ai është dalluar si student ekselent dhe sot është profesionist me dije të thella dhe vizion, që tani e tutje do t’i shërbejë zhvillimit të komunës sonë.”

Në fund, kandidati i VLEN-it e mirëpriti anëtarin e ri të ekipit të tij:

“Mirë se vjen në ekipin fitues, profesor!”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button