Mexhiti premton hetim të drejtë dhe transparent për tragjedinë në Koçan! “Përgjegjësit të mbajnë llogari dhe drejtësia të vihet në vend”

Për tragjedinë që ndodhi në Koçan, që si pasojë e zjarrit humbën jetën 51 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti premtoi hetim të plotë dhe transparent që siç tha, përgjegjësit të mbajnë llogari.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për tragjedinë e rëndë në Koçan, ku shumë të rinj humbën jetën në rrethana tronditëse. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave në këtë moment të dhimbshëm, ndërsa të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë. Lutjet dhe mendimet tona janë me ta dhe me të gjithë ata që po kalojnë këtë periudhë të vështirë. Ky është një moment i rëndë për ne si shtet, një plagë që na prek të gjithëve. Si Zëvendëskryeministër i parë, premtoj se do të bëjmë gjithçka që është e mundur për një hetim të plotë, të drejtë dhe transparent, në mënyrë që të gjithë përgjegjësit të mbajnë llogari dhe drejtësia të vihet në vend”, ka shkruar Mexhiti.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button