Mexhiti: Po nisim projekte të mëdha, në Gazi Babë

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur sot fillimin e një faze të re zhvillimore për lagjen Gazi Babë, përmes disa projekteve konkrete infrastrukturore që pritet të nisin në ditët në vijim.

Gjatë një takimi me banorët në zemër të lagjes, Mexhiti theksoi se nuk bëhet fjalë për premtime, por për veprime të prekshme që do të përmirësojnë ndjeshëm jetën e përditshme të komunitetit. “Ne s’flasim për ndryshimin. E bëjmë!”, deklaroi ai.

Projektet e para që do të realizohen janë:

-Rekonstruktimi i rrugës Petre Georgiev – 5.476.415 denarë

-Rekonstruktimi i rrjetit të ujësjellësit në rrugën Avram Pisevski – 4.208.474 denarë

-Devijimi i kanalizimit fekal nga kolektori ekzistues atmosferik në rrugën 155 – 5.888.052 denarë

-Rekonstruktimi i rrugës 157, bashkë me rrjetin e ujësjellësit, kanalizimin fekal dhe atmosferik si dhe ndriçimin rrugor – 4.582.460 denarë

Banorët e pritën me interes njoftimin, ndërsa takimi shërbeu si një platformë për diskutim të hapur mbi nevojat dhe prioritetet e mëtejshme të kësaj zone.

Mexhiti theksoi se këto janë vetëm fillimi i një angazhimi të thellë për secilin banor të lagjes Gazi Babë: “Do të vazhdojmë të jemi aty ku ka nevojë, me zgjidhje reale, me prani të përhershme dhe me punë që shihet në terren.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button