Mexhiti: Po i japim fund keqmenaxhimit të mbeturinave në Drislla

Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Çairit dhe zëvendëskryeministër i parë, Izet Mexhiti, ka premtuar fundin e keqmenaxhimit shumëvjeçar të deponisë në Drislla, duke theksuar se tashmë kanë nisur hapat konkretë për transformimin e saj në një qendër moderne për trajtimin e mbeturinave.

Në një panel diskutimi të mbajtur në Batincë – një nga fshatrat më të dëmtuar nga ky problem – Mexhiti deklaroi se nuk do të ketë më “zgjidhje gjysmake e neglizhencë institucionale”.

“Menaxhimit të dobët të mbeturinave po i vie fundi. Nuk mund të tolerojmë më shpërfillje ndaj mjedisit dhe qytetarëve,” theksoi ai.

Sipas Mexhitit, janë instaluar sistemet e filtrimit për mbeturinat mjekësore dhe incineratori, ndërsa kontrolli i ndotjes së ujërave është përforcuar. Zona do të rrethohet për të parandaluar hyrjen e qenve endacakë.

Ai shtoi se bashkë me partnerët evropianë është planifikuar ndërtimi i pesë qendrave moderne për menaxhim të mbeturinave në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk do të ndalemi! Do të punojmë çdo ditë e vazhdimisht për një mjedis të pastër,” përfundoi Mexhiti.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button