Mexhiti përkujton 24-vjetorin e masakrës së Lubotenit: “Një plagë e hapur në ndërgjegjen kolektive”

Në përvjetorin e 24-të të masakrës së Lubotenit, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka nderuar kujtimin e 10 civilëve të pafajshëm, të vrarë mizorisht në vitin 2001.

“Bashkë me Arbenin, Bilallin dhe Zekën, vizituam varret e tyre dhe takuam familjarët e viktimave e banorët e Lubotenit, për të ndarë dhimbjen që mbetet e pashuar,” shkroi Mexhiti.

Ai e cilësoi këtë tragjedi “një plagë të hapur në ndërgjegjen kolektive dhe një kujtesë të përhershme të përgjegjësisë sonë morale e shoqërore për ta mbajtur gjallë, duke nderuar përjetësisht viktimat”.

Sipas tij, Luboteni përfaqëson “qëndresën, dhimbjen dhe dinjitetin e një populli që ruan kujtesën historike dhe vlerat e tij, pa u dorëzuar kurrë”.

“Zoti i mëshiroftë shpirtrat e tyre. Lavdi e përjetshme!”, përfundoi Mexhiti.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button