Mexhiti: Pas 19 tetorit, do të jemi më të bashkuar për modernizimin e Çairit

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, njëherësh zëvendëskryeministër i parë, Izet Mexhiti, ka zhvilluar një takim me banorët në zemër të lagjes Serovë, në konakun e Shaban Limanit.
“Konaku i Shaban Limanit ishte vendtakimi ynë, ku muhabeti i këndshëm ishte kryefjala e secilit minut”, shkroi Mexhiti, duke falënderuar shoqatën “Esnaf” për mikpritjen e ngrohtë dhe atmosferën tradicionale.
Ai theksoi se mikëpritja tipike shqiptare dhe bisedat e sinqerta i kanë dhënë ndjesinë e të qenit në shtëpi, duke shtuar se pas 19 tetorit, qytetarët e Çairit do të jenë edhe më të bashkuar rreth modernizimit të komunës.
“Pas 19 tetorit, do të jemi edhe më të bashkuar rreth modernizimit të Çairit, shtëpisë sonë të përbashkët”, përmbylli ai.