Mexhiti: Nuk shoh se ka nevojë për zgjedhje të parakohshme

Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti thotë se nuk sheh nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, që do të mbaheshin bashkë me zgjedhjet lokale në tetor. Mexhiti thotë se shumica parlamentare është e qëndrueshme dhe e sigurt.
“Ndërsa sa i përket shumicës, është stabile, e sigurt. Në historinë e Maqedonisë nuk di ndonjë qeveri tjetër që ka pasur numrin kaq të madh pra të deputetëve në mbështetje të politikave të qeverisë dhe të qeverisë. Zgjedhje do të ketë, dhe ato janë zgjedhjet lokale në tetor, ku qytetarët do të vlerësojnë VLEN-in si koncept, apo Frontin Europian në anën tjetër. Janë dy koncepte politike ku qytetarët do të kenë sërish pluralizëm, do të kenë mundësinë për të zgjedhur njërën apo tjetrën, ndërsa zgjedhje të tjera dmth, as nuk shoh nevojë politike, as nevojë të numrave”, tha Mexhiti.