Mexhiti: Një hap historik për Strugën, zëvendësohet rrjeti i ujësjellësit me gypa modernë

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka njoftuar sot fillimin e fazës së parë të një projekti thelbësor për shëndetin publik dhe përmirësimin e infrastrukturës bazë në qytetin e Strugës: zëvendësimin e rrjetit të vjetër të ujësjellësit, i përbërë nga gypa çimento-azbesti, me një sistem të ri modern dhe të sigurt.

“Azbesti është material i rrezikshëm për shëndetin. Gypat që do të zëvendësojmë kanë qenë burim i vazhdueshëm rreziku për ujin që përdorin banorët çdo ditë”, shkroi Mexhiti në një postim në rrjetet sociale.

“Me heqjen e tyre, mbyllim një kapitull të gjatë të neglizhencës dhe hapim një tjetër, me standarde të reja dhe fokus te siguria”.

Sipas tij, projekti përfshin 6.2 kilometra rrjet të ujësjellësit – duke përfshirë rrugën kryesore dhe 13 degëzime të saj – dhe ka një vlerë prej rreth 1.5 milion euro. Rindërtimi do të zgjasë 12 muaj dhe synon të sjellë një “ndryshim të prekshëm” në cilësinë e jetës për banorët e qytetit.

“Po vendosim një rrjet modern, të qëndrueshëm dhe të besueshëm. Kjo ndërhyrje do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e ujit, do të rrisë kapacitetin e furnizimit dhe do të ulë ndjeshëm humbjet teknike”, nënvizoi ai.

Mexhiti e cilësoi këtë ndërhyrje si një hap konkret drejt një “Strugë më të pastër, më të sigurt dhe më të jetueshme”, duke shtuar se ky është “vetëm fillimi” i një qasjeje të re ndaj investimeve publike me ndikim real në jetën e qytetarëve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button