Mexhiti nga Vizbegu: 19 tetori do të jetë dita e fitores së madhe në Çair

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit dhe njëherësh njëri nga krerët e këtij koalicioni, Izet Mexhiti, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes Vizbeg, ku u prit nga familja e Enver Lusjanit.

Mexhiti tha se pritja ishte “e ngrohtë, e sinqertë dhe plot atmosferë ndryshimi e shprese”, duke theksuar se banorët e Vizbegut dhe të gjithë Çairit janë të bindur për fitoren e VLEN-it në zgjedhjet e 19 tetorit.

Sipas tij, qytetarët janë të vetëdijshëm për dëmet që i janë shkaktuar Çairit nga qeverisjet e kaluara dhe kanë vendosur të mbështesin një qeverisje që bazohet në “drejtësi dhe ndershmëri”.

“Kjo padrejtësi nuk do të mbetet pa përgjigje. Përgjigjja do të jepet më 19 tetor, kur qytetarët e Vizbegut dhe të gjithë Çairit do ta thonë fjalën e tyre. Atë ditë do të vuloset fitorja e drejtësisë mbi padrejtësinë, e zhvillimit mbi izolimin dhe e ndershmërisë mbi mashtrimet e vjetra”, u shpreh Mexhiti.

Ai shtoi se besimi i shprehur nga banorët është dëshmia më e qartë se “fitorja është e pashmangshme” dhe se 19 tetori do të shënojë ditën e ndryshimit dhe të fitores së përbashkët për Çairin.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button