Mexhiti: Nga Sllupçani e Likova nis ndryshimi me VLEN-in

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka deklaruar se Sllupçani dhe Likova janë bërë simbole të ndryshimit politik dhe shpresës për shqiptarët, duke theksuar se nga këto treva nis edhe fitorja e koalicionit VLEN.

“Sllupçani dhe Likova janë si dy flakadanë të pashuar, që dëshmojnë se ndryshimi i shumëpritur po vjen tash. Nga këtu lind fitorja jonë, nga zemra e këtyre vendbanimeve krenare që gjithmonë kanë qenë simbol i qëndresës dhe dinjitetit”, shkroi Mexhiti.

Ai nënvizoi se ndryshimi nuk është vetëm politik, por edhe shpresë për zhvillim dhe të ardhme më të mirë. “Nga Likova fillon ndryshimi – VLEN për Komunën tënde!”, theksoi Mexhiti.

Gjatë vizitës në Komunën e Likovës, së bashku me Bilalin, Zekën dhe Arbenin, Mexhiti u takua me kandidatin e VLEN për kryetar komune, profesor Nexhmedin Sadikun, për të cilin tha se është “njeri me integritet, vizion dhe përkushtim, i gatshëm të menaxhojë me efikasitet, të realizojë projekte konkrete dhe të shërbejë qytetarët me ndershmëri e transparencë”.

Sipas tij, me VLEN-in në krye, Likova dhe Sllupçani do të shndërrohen në simbole të një epoke të re të fitores dhe të zhvillimit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button