Mexhiti nga Haraçina: VLEN-i më unik se kurrë, opozita ndryshon vetëm emra

Zv/kryeministri Izet Mexhiti nga Haraçina, ku inspektoi punimet për përfundimin e fazës së parë të kanalit të Haraçinës, theksoi se koalicioni VLEN është më i bashkuar se kurrë.

“VLEN-i edhe para një viti ka qenë VLEN, ndërsa partitë opozitare vetëm po i ndryshojnë emrat. Herë Fronti Evropian, herë Fronti Kombëtar, tash AKI… nuk di, kanë problem me identitetin. Po bashkohen forca që në të kaluarën janë përplasur keq dhe tash po shpërbëhen – u largua partia turke me rreth 20 mijë vota, u largua Menduh Thaçi, dhe mbetet të shihet çfarë do të ndodhë ditëve në vijim. Ndërkohë, VLEN asnjëherë nuk ka qenë më unik dhe më i bashkuar, gjë që dëshmohet edhe me kandidaturat tona”, tha Mexhiti.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button