Mexhiti nga Dyqanxhiku: Çairi është diamant, nuk do të lihet në duart e klaneve

Mbrëmë, kandidati i VLEN-it për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, inauguroi një shtab të ri partiak në lagjen Dyqanxhik, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në vendimmarrje dhe nevojën për transparencë në administrimin e komunës.

“Çairi është diamant, dhe diamanti nuk lihet në duart e atyre që duan ta përdorin për interesa personale e klanore,” tha Mexhiti gjatë fjalës së tij për qytetarët.

Ai shtoi se VLEN-i po ngre shtabe në çdo lagje dhe komunë, duke theksuar se “zëri i qytetarëve është i fuqishëm, dhe vullneti për ndryshim është i pakthyeshëm. Çairi ka nevojë për duar të pastra, për njerëz të vendosur që nuk shesin interesin e qytetarëve për pazare politike.”

Mexhiti përfundoi mesazhin e tij me një premtim: “VLEN është garancia që Çairi do të mbrohet, do të shkëlqejë, dhe do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve me dinjitet e transparencë. Ky është zotimi ynë, ky është angazhimi ynë, dhe bashkë me qytetarët, bashkë me Dyqanxhikun, e gjithë Çairin, do ta bëjmë realitet.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button