Mexhiti në Tetovë takon Kasamin: 332 milionë denarë investime për Tetovën
Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti ka vizituar Tetovën ku ka diskutuar me kryetarin e Tetovës, Bilall Kasami për investimet kapitale në këtë komunë.
Njoftimi i Mexhiti:
Sot pata kënaqësinë të vizitoj Tetovën dhe të diskutoj me kryetarin e komunës, z.Bilall Kasami, për projektet që porealizojmë, të cilat do të përshpejtojnë zhvillimin e kësajkomune dhe do të zgjidhin sfidat e qytetarëve.
Totali i investimeve që planifikohen për Tetovën arrin në 332 milionë denarë, dhe përfshin këto projekte kyçe:
Projekte për infrastrukturën:
•Rikonstruktimi i rrjetit të ujësjellësit në fshatin Poroj – 25 milionë denarë (financuar nga buxheti i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor).
•Vendosja e gardhit mbrojtës në lumin Shkumbin (në pjesën e papërfunduar) – 9 milionë denarë (nga buxheti i Ministrisë).
•Rikonstruktimi i tubacionit kryesor të ujësjellësit për furnizimin me ujë nga Kodra e Diellit në Tetovë – 65.5 milionë denarë nga totali prej 140.7 milionë denarë (nga fondet e huasë së Bankës Evropiane për Investime).
•Zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit për lagjen “Vonvardarska” – 15 milionë denarë (nga fondet për dotacione kapitale të Ministrisë).
Projekte për mjedisin dhe menaxhimin e mbeturinave:
•Ndërtimi i një stacioni transferimi për mbeturinat, me mbështetje të BERZH-it (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim).
•Blerje pajisjesh për mbledhjen dhe selektimin e mbeturinave: 10,492 kova prej 120 litrash, 120 kontejnerë dhe 9 kamionë për transport (financuar nga BERZH)
Projekte për ajrin e pastër:
•Ndërrimi i sistemeve joekologjike të ngrohjes në 15 objekte publike (nga fondet e projektit të BE-së për ajër të pastër).
Projekte për arsimin:
•Ndërtimi i një shkolle të re teknike „Gjoc Stojçevski“, me tre kate – 148.5 milionë denarë (financuar nga Programi për dotacione kapitale për projekte në fushën e arsimit dhe shkencës për vitin 2024).
Totali i investimeve: 332 milionë denarë.
Këto projekte nuk janë vetëm një listë, por angazhime konkretepër të përmirësuar jetën e qytetarëve të Tetovës, për një qytet mëtë zhvilluar, më të pastër dhe më të sigurt.
Tetova meriton mëshumë, dhe ne po e bëjmë realitet!