Mexhiti në terren: Ky është vetëm fillimi i transformimit urban në çdo lagje të Çairit

Kryetari i ardhshëm i Komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, edhe sot ka zhvilluar terren në lagjen Gazi Babë, ku ka inspektuar nga afër përfundimin e punimeve në rrugën “Ahmet Hajdari”.
Rruga tashmë është e hapur për qarkullim, pasi kanë përfunduar me sukses punimet e asfaltimit dhe vendosja e sistemit të kullimit. Ky investim pritet të sjellë lehtësim të qarkullimit, rritje të sigurisë dhe kushte më cilësore jetese për banorët e zonës.
“Lagjja ka marrë pamje më të bukur dhe më funksionale. Banorët tashmë po e shfrytëzojnë një rrugë moderne, të ndërtuar sipas nevojave të tyre. Ky është vetëm një nga projektet që po realizojmë për përmirësimin e infrastrukturës në çdo lagje të Çairit,” deklaroi Mexhiti.
Ai shprehu falënderim për banorët e Gazi Babës, për durimin dhe bashkëpunimin gjatë zhvillimit të punimeve.
Projekti në “Ahmet Hajdari” konsiderohet si një tjetër dëshmi e angazhimit të ekipit të VLEN për të sjellë investime konkrete dhe të prekshme për qytetarët.



