Mexhiti: Në Stamboll u takova edhe me ministrin turk të Mjedisit, Murat Kurum

Zv/kryeministri dhe njëherësh ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi, ka zhvilluar takim me homologun e tij turk Murat Kurum.

Statusi i plotë i Mexhitit në Facebook:

Gjatë vizites zyrtare në Stamboll, u takova edhe me Ministrin turk të Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike, Murat Kurum, ku vendosëm themelet e një bashkëpunimi të fuqishëm për përballjen me sfidat mjedisore që prekin qytetarët tanë çdo ditë. Gjatë këtij takimi, diskutova mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mjedisit, përfshirë luftën kundër ndotjes së ajrit, menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme dhe pastrimin e ujërave të ndotura, duke shfrytëzuar përvojat dhe teknologjitë e avancuara të Turqisë.

Përmes një marrëveshjeje ndërshtetërore, dy vendet tona do të angazhohen për të implementuar praktikat më të mira në kontrollin e ndotjes industriale, rikuperimin e burimeve natyrore dhe përmirësimin e efikasitetit energjetik. Do të investojmë në teknologji moderne dhe do të ndërtojmë një sistem të qëndrueshëm ekologjik, duke siguruar zhvillim ekonomik pa kompromentuar shëndetin e qytetarëve tanë.

Një pjesë e rëndësishme e këtij bashkëpunimi do të jetë organizimi i programeve shkencore për shkëmbimin e ekspertëve, studiuesve dhe konsulentëve nga të dy vendet. Do të angazhojmë specialistët më të mirë dhe do të krijojmë mundësi për vizita shkencore, si dhe për shkëmbimin e informacionit dhe dokumenteve në nivele shkencore dhe teknike. Ky angazhim i përbashkët do të mundësojë zbatimin e aktiviteteve kërkimore, zhvillimore dhe aplikative që do të kontribuojnë në një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm.
Bashkëpunimi me Turqinë është kyç për të përballuar sfidat mjedisore dhe për të krijuar një të ardhme të sigurt për brezat e ardhshëm. Jam i sigurt se ky partneritet do të forcojë lidhjet tona dhe do të sjellë përfitime të mëdha për qytetarët e të dyja shteteve, duke siguruar një zhvillim të qëndrueshëm dhe të balancuar për të ardhmen.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button