Mexhiti me ekipin festojnë fitoren spektakolare: Krenar për ju, krenar për Çairin tonë!

Kryetari i ardhshëm i Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se sonte ka festuar me ekipin e fitores në komunë e Çairit.
Mexhiti, përcjell Alfax, tha se kjo është një fitore e strukturës dhe aktivistëve, e njerëzve që qëndruan në çdo cep të Çairit.
“Mbrëmja e sotme ishte festë me ekipin e fitores, në komunën e Çairit. Me njerëzit që qëndruan në çdo ditë të fushatës, në çdo lagje të Çairit, me përkushtim, durim dhe besim të palëkundur.
Fitorja që arritëm nuk është rastësi, por rezultat i punës, përkushtimit dhe besimit që kemi ndërtuar bashkë. Është fitore e strukturës dhe aktivistëve tanë, e njerëzve që qëndruan në çdo cep të Çairit, që e kthyen energjinë dhe vizionin tonë në një fitore të vërtetë qytetare.
Ju falënderoj secilin veç e veç.
Çdo orë pune, çdo hap, çdo përpjekje e juaja ka pasur kuptim. Falë jush, kjo fitore ka vlerë të veçantë, sepse është fitore e pastër, e ndërtuar me besim, punë dhe dashuri për Çairin.
Ju falënderoj nga zemra për qëndrueshmërinë, përkushtimin dhe besimin që më keni dhënë.
Sot ndjej më shumë se kurrë se Çairi ka një ekip që nuk dorëzohet, që punon dhe që fiton bashkë.
Faleminderit për gjithçka.
Krenar për ju, krenar për Çairin tonë!”, ka deklaruar Mexhiti.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button