Mexhiti: Javën e ardhshme pacientët do të marrin ilaçin Trikafta

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti ka bërë të ditur se javën e ardhshme pacientëve do t’u jepet ilaçi Trikafta.
“Më duhet të them se pjesa më e madhe e publikut, përfshirë edhe mediat, ishin skeptikë se do të ndodhte blerja e Trikafta, këtu po ju njoftoj se Trikafta do të vijë javën e ardhshme. Ilaçet do t’u jepen pacientëve, atyre 12 pacientëve që i kishim kur erdha unë si ministër i Shëndetësisë, për ta do të ketë edhe në dy muaj dhe do ta vazhdojmë, kjo do të thotë që terapia sigurisht që deri në prill do të jetë në dispozicion, kurse për pacientët e tjerë do t’i përfshijmë sipas të gjitha kritereve të dhëna nga ekspertët e klinikës së fëmijëve.



