Mexhiti: Investimi prej 1 milion eurove do të përmirësojë jetën e mbi 2.000 banorëve në Çair

Kandidati i VLEN-it për Çairin, Izet Mexhiti, vizitoi sot lagjen Sahat-Kullë, ku po realizohet një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në komunë.

“Po zëvendësohen tubacionet e vjetra prej azbesti, për ujë të pastër dhe kanalizim funksional. Punimet po zhvillohen në 9 rrugë, në një pjesë të qytetit që për vite ishte lënë pas dore”, njoftoi Mexhiti.

Ai shtoi se investimi prej 1 milion € do të përmirësojë jetën e mbi 2.000 banorëve.

“Vetëm këtë vit, përmes Ministrisë së Mjedisit janë realizuar mbi 12 milion € investime në Çair, pa llogaritur edhe 60 milion € të tjera për Universitetin ‘Nënë Tereza’ dhe parkingun qendror”, është shprehur Mexhiti.

Duke përmbyllur vizitën, Mexhiti u shpreh: “Ne po i realizojmë premtimet tona!”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button