Mexhiti: Hafëz Halili është një enciklopedi që ecën

Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka vlerësuar lart figurën e Hafëz Halilit, duke e cilësuar atë si një personalitet të jashtëzakonshëm në shoqëri.

Në një status të tij, Mexhiti u shpreh:

“Hafëz Halili është një enciklopedi që ecën. Secila bisedë me hafëzin e nderuar, është mësim e dije e re”.

Ai theksoi se mbamendja e tij e veçantë lidhet me faktin se e ka memorizuar tërësisht Kuranin Famëlartë.

“Mbamendja e tij është e jashtëzakonshme, pikërisht sepse e ka memorizuar Kuranin Famëlartë”, shkruan Mexhiti.

Sipas Mexhitit, hafizlerët kanë pasur një rol të madh në formimin e shoqërisë dhe breznive të rinj.

“Hafizlerët kanë kontribuar në edukimin e shumë gjeneratave. Prandaj mes tjerash, takimi me Hafëz Halilin është një rikujtim i sakrificës së hafizlerëve në arsimimin e shoqërisë sonë”, ka shkruar ai.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button