Mexhiti: Do mbyllim kazinot dhe do sjellim investime në çdo vendbanim
Zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti, në një status në facebook, ka shkruar se qeveria do t’i vë të gjitha resurset që ka në dispozicion që komunat të përfitojnë suksesshëm nga mjetet financiare për projektet dhe me këtë të arrihet një jetë më e mirë për qytetarët.
“Ky është përcaktimi ynë: Investime në zhvillim e modernizim për një jetë më të mirë për të gjithë!
Më shumë para në infrastrukturë, arsim e ambient jetësor për modernizimin e Gostivarit, Tetovës, Likovës, Strugës, Çairit, Kërçovës, Kumanovës, Zhelinës, Sarajit, Haraçinës, Tearcës dhe për të gjitha komunat tjera të vendit tonë pa dallim.
Qeveria do t’i vë të gjitha resurset e nevojshme që ka në dispozicion që të gjitha komunat të përfitojnë suksesshëm nga mjetet financiare për projektet. Bashkërisht do ia dalim, gjithmonë për të mirën e qytetarëve!
Kështu pra, do të mbyllim kazino dhe do të sjellim investime në çdo vendbanim!
Propagandës së parave të pista të kazinove i përgjigjemi me projekte konkrete për nevojat reale tuaja.
Zhvillimi ia VLEN!”, ka shkruar zv/kryeministri Mexhiti.