Mexhiti: Çairi është energji që nuk mund të ndalet

Zv/kryeministri dhe njëherësh kandidati i VLEN për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka theksuar se fitorja në zgjedhjet e 19 tetorit është e sigurt, duke e cilësuar Çairin si “energji që nuk mund të ndalet”.

“Shtabi ynë, në krye me Besim Kokën, është zëri i qytetit, forca e ndryshimit, dhe energjia që e bën Çairin të shkëlqejë. Me ekipin tonë të zjarrtë, çdo ide po sjell rezultate, dhe çdo hap na çon drejt fitores së padiskutueshme,” ka shkruar Mexhiti.

Ai ka theksuar se Çairi nuk pranon pazare të ulëta dhe nuk njolloset nga “duar të pista”. “Ky vend meriton më të mirën, sepse Çairi është më i miri,” ka shtuar ai.

Mexhiti ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen në rrugën e, siç tha, “fitores së Çairit”. “Ejani, ta çojmë Çairin drejt një kapitulli të ri përjetësisht fitimtar. Fitorja është e jona. Fitorja është e Çairit!”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button