Mexhiti: Bit Pazari, prioritet ekonomik dhe kulturor për Çairin

Kandidati i VLEN-it për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, vizitoi sot tregtarët e Bit Pazarit, duke e cilësuar këtë zonë si një nga pikat më të rëndësishme ekonomike dhe kulturore të komunës.

“Zëri i tregtarëve është zëri i komunës, dhe unë do të jem aty për t’i dëgjuar dhe për t’i përkrahur me veprime konkrete dhe investime të synuara,” deklaroi Mexhiti gjatë vizitës.

Ai theksoi se Çairi, megjithëse nuk ka zona industriale apo kompani të mëdha, është i pasur me biznese të vogla dhe të mesme që përbëjnë shtyllën kryesore ekonomike të komunës. “Çarshia e Vjetër dhe Bit Pazari luajnë rol vendimtar në zhvillimin lokal dhe do të mbështeten përmes politikave institucionale që nxisin rritje, konkurrencë të ndershme dhe zhvillim të qëndrueshëm,” shtoi ai.

Duke folur për potencialin turistik të zonës, kandidati i VLEN-it nënvizoi: “Çarshia e Vjetër, Bit Pazari dhe Kalaja e Shkupit mund të krijojnë një paketë turistike unike që rrit vizibilitetin e Çairit dhe tërheq vizitorë vendas dhe të huaj. Për këtë arsye, do të fokusohemi në projekte serioze që zhvillojnë dhe promovojnë këto atraksione historike dhe kulturore.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button