Mexhiti: Ahmeti tha se do del në rrugë dhe nuk do kthehet, por duket se rrugën burrat e BDI-së ja lanë Danellës dhe Levicës

Zv/kryeministri Izet Mexhiti, për veprimet e kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, tha se janë pjesë e skenarit për destabilizim të vendit dhe shkaktim të krizës.
Sipas tij, pas dështimit të planit me Taravarin, tani është rradha e Danellës.
“Kjo nuk është çështja, kjo nuk është problemi. Problemi është se dështoj edhe plani i parafundit i Ahmetit me Taravarin, sepse Ahmeti tha se do të del në rrugë dhe nuk do të kthehet. Por si duket rrugën burrat e BDI-së ja kanë lanë Danella Arsovskës dhe Levicës…prandaj kjo është një strategji e fundit e Ahmetit për destabilizim të vendit, kësaj radhe nëpërmjet komunave dhe fatkeqësisht në bashkëpunim me Levicën dhe me Danellën Arsovskën”, deklaroi Mexhiti.
Mexhiti, tha se i vjen keq që Danella është bërë instrument i Blerim Bexhetit, por përpos Çairit, mirë është që të njëjtën gjë ta bëj edhe në komunën e Sarajit, të shoh ndërmarrjet publike që janë para bankrotit, të jep përgjigje për kontratën për djalin e Blerim Bexhetit, për shërbime intelektuale ndërsa ai është 17 vjeçar.