Mexhiti: 9 milion denarë për rrjetin e ri të ujësjellësit dhe kanalizimit në lagjen Serovë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot së bashku me kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu, morën pjesë në fillimin e punimeve për rekonstrukcionin e plotë të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në rrugën Nexhat Agolli, në Komunën e Çairit dhe shtoi se Çairit i detyrohen 9 milionë euro shtesë në vitin 2025.

Mexhiti theksoi se vlera e përgjithshme e projektit të mbështetur nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është mbi 9 milionë denarë dhe është një projekt shumë thelbësor për banorët e rrugës Nexhat Agolli.

“Ky projekt do të lidhë rreth 50 amvisëri në rrjetin e ri të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe me përfundimin e tij për dy muaj, banorët do të kenë edhe një rrugë të asfaltuar plotësisht me vlerë të përgjithshme prej 2.8 milionë euro. ”, tha zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.

Ai shtoi se me këtë projekt fillon realizimi i një sërë projektesh infrastrukturore në komunën e Çairit, me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Si Ministri dhe si Qeveri, shtoi Mexhiti, po investojmë në të gjitha komunat për një qëllim të vetëm, përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve që na dhanë votën dhe mbështetjen për të punuar për ta.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button