Mexhiti: 24 vite pas Marrëveshjes së Ohrit, kujtojmë momentin kur zgjodhëm paqen mbi luftën

Zv/kryeministri Izet Mexhiti, në 24-vjetorin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, ka kujtuar rëndësinë historike të këtij dokumenti që, sipas tij, vendosi themelet e një Maqedonie të barabartë.
“Sot, 24 vite pas Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, kujtojmë momentin kur zgjodhëm paqen mbi luftën dhe të ardhmen mbi frikën. Ky dokument vizionar vendosi themelet e një Maqedonie të barabartë, ku shqiptarë, maqedonas dhe të gjitha bashkësitë jetojnë e ndërtojnë së bashku”, ka shkruar Mexhiti.
Ai ka bërë thirrje për mbrojtjen dhe zhvillimin e kësaj “shtëpie të përbashkët” përmes bashkëpunimit.
“Le ta mbrojmë dhe ta përparojmë këtë shtëpi të përbashkët, Maqedoninë e Veriut, me unitet, dialog dhe besim të ndërsjellë”, ka theksuar zv/kryeministri.