Mexhiti: 1 milion euro investim në infrastrukturën bazë të Çairit, fillojnë punimet te Saat Kulla

Zv/kryeministri dhe ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, ka njoftuar sot për një projekt të madh investues prej rreth 1 milion eurosh në lagjen e vjetër të Shkupit, përkatësisht në zonën përreth Saat Kullës në Çair.

Ky projekt përfshin ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit, si dhe të kanalizimeve atmosferike dhe fekale, që synojnë zgjidhjen përfundimtare të problemeve të kahershme të infrastrukturës në këtë pjesë të qytetit.

“Këto janë vepra konkrete që ndihen e shihen çdo ditë, jo vetëm premtime apo foto”, theksoi Mexhiti në postimin e tij.

Investimi do të shtrihet në nëntë rrugë: rruga 157, 397, 2, 1, 178, 156, 374, 150 dhe 177, duke përfshirë mbi 2000 banorë, të cilëve do t’u ofrohet një jetë më e dinjitetshme.

Mexhiti theksoi se Qeveria e kaluar e kishte harruar këtë pjesë të qytetit, ndërsa ekipi i tij po rikthen vëmendjen aty ku ka pasur mungesë investimesh për vite të tëra.

“Jam në terren çdo ditë, e dëgjoj zërin tuaj dhe punoj për projekte që sjellin përmirësim real”, përfundon ai.

“Çairi e meriton: dinjitet dhe zhvillim. Më shumë punë, më pak zhurmë!”, është mesazhi me të cilin Mexhiti përmbyll njoftimin e tij.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button