Mexhiti: 1 miliard euro për komunat
Zëvendës kryeministri Izet Mexhiti ka paralajmëruar 1 miliard euro që do të ndahen për zhvillimin e komunave. Gjatë një takimi me kryetarin e Gostivarit, Mexhiti ka kujtuar se Qeveria do të financojë projekte të shumta komunale që kanë për qëllim përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve.
“Në kuadër të takimeve të rregullta me kryetarët e komunave, sot pata një takim të rëndësishëm pune me kryetarin e Komunës së Gostivarit, Valbon Limani. Diskutuam për një sërë projektesh që po realizohen në këtë komunë për përmirësimin e mjedisit jetësor, si dhe për ato që do t’i zhvillojmë në bashkëpunim mes pushtetit qendror dhe atij lokal, gjithmonë në shërbim të qytetarëve të Gostivarit.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Qeveria do të mbështesin tre projekte kapitale në Gostivar dhe rrethinë:
Projekti i kanalizimit fekal nga Blloku 2, i cili do të ketë një ndikim të madh në një pjesë të rëndësishme të qytetit.
Një projekt për vazhdimin e kanalizimit në fshatin më të madh të Maqedonisë, Çegran, me një vlerë prej 1.3 milionë euro.
Më e rëndësishmja, kjo qeveri po ndërmerr hapa konkretë drejt decentralizimit, duke ndarë 1 miliard euro gjatë katër viteve të ardhshme për projektet komunale. Çdo komunë do të marrë pjesën e saj të financimit, bazuar në numrin e banorëve dhe nevojat specifike, për të realizuar projekte që përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve”, shpjegoi Mexhiti.