“Mesazhi i përzier sërish vjen nga Uashingtoni”

Alon Liel, ish-drejtor i ministrisë së jashtme të Izraelit, thotë se fjalimi i Bidenit dje dhe plani i armëpushimit që ai paraqiti ishte “muzikë për veshët e izraelitëve që duan t’i japin fund luftës.
Por, ka një “mesazh të përzier përsëri që vjen nga Uashingtoni”, tha ai për Al Jazeera.
“Gjëja e habitshme ishte se [propozimi i armëpushimit] u përshkrua si një ofertë izraelite. Kjo bie ndesh me shumë gjëra që Netanyahu tha kohët e fundit; duket më shumë si një ofertë amerikane që paraqitet si izraelite”, tha Liel.
Liel shtoi se i dukej “e çuditshme” që Netanyahu u ftua në kongres pa e pranuar publikisht planin e paraqitur nga Biden. /Al Jazeera/



