Mesazhet “bërthamore” të Putinit në ditën e fitores kundër Nazizmit

Mesazhi se forcat e armatosura të Rusisë dhe arsenali bërthamor i vendit janë “gjithmonë në gatishmëri luftarake” u dërgua nga presidenti i vendit, Vladimir Putin, në fjalimin e tij gjatë paradës së Ditës së Fitores kundër Gjermanisë naziste në Luftën e dytë Botërore, e cila përkujtohet më 9 maj, Ditën e Europës.
Siç vëren Sky News, në fjalimin e tij në Sheshin e Kuq për 79-vjetorin, Putin pranoi se “Rusia po kalon një periudhë të vështirë”, por në të njëjtën kohë u përpoq të theksonte aftësitë ushtarake të Moskës.

Kjo është hera e nëntë që nga ardhja në pushtet në vitin 1999 që Putin merr pjesë në ngjarjet e Ditës së Fitores, të cilat ai pothuajse gjithmonë i përdor në avantazhin e tij politik duke shfaqur fuqinë ushtarake të Rusisë.
Në Sheshin e Kuq, njësitë dhe tanket e ushtrisë ruse parakaluan ndërsa avionët luftarakë fluturonin në ajër me veteranët e Luftës së Dytë Botërore që shikonin paradën. /tesheshi/