Mesazh për Selën: “FYTYRA APO PUSHTETI?” MICKOSKI MBYLL DERËN PËR ZGJERIM TË KOALICIONIT

“Fytyrën e ruan gjatë gjithë jetës dhe e humb vetëm një herë”, kjo ishte përgjigjja e kryeministrit Hristijan Mickoski kur u pyet nëse ka bisedime me Ziadin Selën për zgjerimin e koalicionit të tij qeverisës. Mickoski tha se bashkëpunimi me partnerët aktualë është korrekt dhe se për momentin nuk ka hapësirë për zhvillim të bisedimeve me parti të tjera.

 

“Si koalicion kemi bashkëpunim shumë korrekt dhe nuk shoh për momentin hapësirë për bisedime me parti të tjera politike. Sepse do të përsëris, fytyrën e ruani gjatë gjithë jetës, kurse e humbni vetëm një herë”, potencoi Mickoski.

 

Për sa i përket çështjes së ministrit Fatmir Limani dhe zëvendëskryeministrit Arben Fetai, të cilët haptazi janë konfrontuar me udhëheqësit e koalicionit VLEN, Mickoski tha se marrëveshja parimore me koalicionin VLEN është në fuqi dhe se këto çështje do të diskutohen patjetër para rikonstruimit të kabinetit qeverisës, që pritet të ndodhë në muajin qershor.

 

“Ne kemi marrëveshje parimore në Qeveri, të tre strukturat politike: koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, koalicioni VLEN dhe partia politike ‘ZNAM’. Kemi lajmëruar se në muajt qershor ose korrik do të kemi rikonstruim të qeverisë dhe, kuptohet, shumë çështje para këtij rikonstruimi do të vendosen në tavolinë dhe do të diskutohen”, tha Mickoski.

 

Kujtojmë se pas përfundimit të zgjedhjeve të fundit parlamentare, shumë deputetë shqiptarë kanë lëvizur herë nga pushteti në opozitë, e herë nga opozita drejt shumicës, duke mos gjetur rehati. Ndërsa sa janë korrekte ndaj votuesve lëvizje të tilla, mbetet që ta vlerësoni vetë ju, shikues të nderuar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button