Mes protestave dhe tensioneve politike në Serbi, Vuçiq përuron në heshtje autostradën “Milosh i Madh”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiçq, ka inauguruar sot në mënyrë të fshehtë dhe pa praninë e mediave një segment të rëndësishëm të autostradës “Milosh i Madh”, që lidh Prelinën me Pozhegën.

Ceremonia, e zhvilluar pa asnjë njoftim paraprak për gazetarët, ilustron qasjen diskrete që autoritetet kanë ndjekur për këtë projekt infrastrukturor.
Përfaqësues të qeverisë e kanë cilësuar këtë si një hap të madh për vazhdimin e projekteve publike në vend, edhe pse detajet për hapjen zyrtare kanë munguar.
Autostrada “Milosh i Madh”, që përfshin tunele të mëdha dhe segmente të ndërlikuara, pritet të përmirësojë ndjeshëm lidhjen mes Beogradit dhe pjesës perëndimore të Serbisë, duke u konsideruar një projekt strategjik për vendin.

Megjithatë, përurimi i zhvilluar në heshtje vjen në një moment të ndjeshëm politik për Vuçiç. Prej disa ditësh, në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë po zhvillohen protesta kundër qeverisë dhe vetë presidentit, të nxitura nga pakënaqësia qytetare lidhur me çështje demokratike, korrupsionin dhe kontrollin ndaj mediave.

Sipas analistëve, shmangia e mediave dhe publikut mund të shihet si përpjekje për të mos e lidhur këtë ngjarje me klimën e tensionuar politike, si dhe për të mbrojtur udhëheqjen nga reagimet e mundshme të qytetarëve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button