Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Friedrich Merz, kreu i Kristian Demokratëve (CDU), tani po u drejtohet mbështetësve në Berlin pas publikimit të exit poll.
“Ne i kemi fituar këto zgjedhje”, deklaroi ai, duke duartrokitur ngazëllyer, transmeton Telegrafi.
Partia e tij, së bashku me partinë e saj motër bavareze, Unioni Kristian Social (CSU) morën një total prej 29 për qind të votave – sipas exit poll-it të pakonfirmuar.
“Ajo që duhet t’u them votuesve tanë është faleminderit që keni besuar tek ne dhe tek unë personalisht, duke qenë se e di se çfarë do të thotë kjo përsa i përket përgjegjësisë”, vazhdoi ai.
“Dhe unë e di shkallën e punës përpara nesh, do ta marr me respektin më të madh”, theksoi ndër tjera Merz.
Ai theksoi nevojën që çdo koalicion të krijohet shpejt.
“Bota e jashtme nuk do të na presë. Tani ne do të flasim me njëri-tjetrin dhe sa më shpejt të jetë e mundur, ne duhet të kemi një qeveri të qëndrueshme së bashku në Gjermani, një qeveri të aftë për të punuar në bazë të shumicës”, tha ai. /