Mëngjes i ftohtë me temperatura nën zero, ja çfarë moti na pret pasdite!

Këtë mëngjes në Maqedoninë e Veriut u matën temperatura minimale jashtëzakonisht të ulëta, ku më ftohtë ishte në Berovë me –13 gradë. Në Shkup-Petrovec dhe Strumicë u regjistruan –11 gradë, në Manastir –10, ndërsa në Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë, Veles, Kriva Pallankë, Tetovë, Prilep dhe Gjevgjeli temperatura zbriti në –9 gradë.

Në Shtip, Demir Kapi dhe Kavadarci këtë mëngjes u matën –8 gradë, në Ohër –7, në Popova Shapka –6, në Pretor, Vinicë dhe Krushevë –5, ndërsa në Mavrovi Anovi –4 gradë.

Sipas paralajmërimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, gjatë ditës moti do të jetë pjesërisht me vranësira dhe i ftohtë, me intervale të herëpashershme me diell. Pasdite, kryesisht në pjesët perëndimore të vendit, pritet shfaqje e reshjeve lokale të shiut, ndërsa në male dhe në zonat më të larta reshjet do të jenë në formë bore. Do të fryjë erë mesatare, e në disa vende edhe e përforcuar, nga drejtimi jugor.

Temperaturat maksimale ditore do të lëvizin nga 2 deri në 6 gradë.

Në Shkup moti do të jetë pjesërisht me vranësira dhe i ftohtë, me erë mesatare jugore, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë rreth 3 gradë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button