Menduh Thaçi bën dua te varri i Arben Xhaferit

Sot u përkujtua 78-vjetori i lindjes së Arbën Xhaferit, kryetarit të parë të PDSH-së.
Me këtë rast, Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi bëri homazhe dhe vendosi një kurorë me lule tek varri i të ndjerit.
“Rruga dhe baza që Arbën Xhaferi vendosi për politikën e shqiptarëve të Maqedonisë por edhe më gjerë, është rruga e vetme në të cilën duhet të ecim bashkërisht”, theksoi Thaçi pas homazheve.



