Memedi: Është formuar një komision për të hetuar rastin e foshnjës së lënduar

Në një prononcim për TV24, drejtori i Klinikës Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve, Rexhep Memedi, thotë se është formuar komision për t’u marrë me rastin e foshnjës tre muajshe, familja e të cilit pretendon se është keqtrajtuar nga një infermiere dhe ka pësuar shenja në trup.
Memedi thotë se në përgjithësi prindërit kanë qenë të kënaqur me trajtimin mjekësor të foshnjës gjatë ekzaminimit, por janë ankuar për trajtimin nga një infermiere.
“Komisioni do të nxjerrë konkluzione sipas fakteve të vërtetuara. Sigurisht që do të dëgjojmë të dyja palët dhe do të marrim masa. Ajo e ashtuquajtura infermiere ka deklaratën e saj që do ta dorëzojë edhe me shkrim. Kur fëmija merret për t’u shpuar për analiza, zakonisht dy infermiere punojnë gjatë shpimit – njëra e mban fëmijën që të mos lëvizë. Në të njëjtën kohë, me dashje apo pa dashje, nuk mund të pretendojmë, shihet se ai ka shkaktuar mavijosje”, ka thënë Memedi.
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari së bashku me drejtorin e Klinikës mbrëmë kanë vizituar familjen e fëmijës. Nga aty Taravari konfirmoi se ishte me plagë dhe se kishte shenja në krahë. Ai tha se do të ndërmerren masa ndaj kujtdo që ka vepruar në mënyrë të papërshtatshme.
Rasti i foshnjës që ka pësuar lëndime gjatë qëndrimit në Klinikën për Sëmundjet e Fëmijëve është publikuar dje nga PortaliX.