Meloni – Trump: Ta bëjmë Perëndimin sërish të madh

Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni në një konferencë të përbashkët për shtypin në Zyrën Ovale u janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Meloni tha se ajo dhe Trump ndajnë “luftën kundër ideologjisë së ‘zgjuar’ dhe DEI (diversitetit, barazisë dhe përfshirjes) që do të donte të fshinte historinë tonë”.
Ajo tha se Trump ka pranuar një vizitë zyrtare në Romë, dhe se vizita e presidentit të SHBA-ve nuk ka të bëjë vetëm me Italinë, por me të gjithë Evropën.
“Unë e di kur flas kryesisht për Perëndimin, nuk flas për hapësirën gjeografike. Unë flas për një qytetërim dhe dua ta bëj atë qytetërim më të fortë,” shton ajo.
“Qëllimi për Evropën dhe SHBA-në është të “bëjnë Perëndimin përsëri të madh”.