Meloni thotë se Italia nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë si pjesë e garancive të sigurisë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, u ka bërë të qartë partnerëve të saj evropianë dhe amerikanë se Italia nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë si pjesë e garancive të sigurisë që do të ofrohen në të ardhmen.

Meloni mori pjesë në takimin e zhvilluar në Paris, i cili ishte i përqendruar në nismat negociuese për përmbylljen e garancive të sigurisë për Ukrainën.

Sipas qeverisë italiane, këto garanci janë “të frymëzuara nga Neni 5 i Aleancës Atlantike, siç është sugjeruar prej kohësh nga Italia”. Ato pritet të bëhen pjesë e një pakete më të gjerë marrëveshjesh që do të miratohen në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Përfshirë përmes një mekanizmi efektiv dhe të strukturuar mirë për të monitoruar armëpushimin e shpresuar dhe për të forcuar ushtrinë ukrainase”, tha qeveria italiane.
“Duke konfirmuar mbështetjen e Italisë për sigurinë e Ukrainës, në përputhje me atë që është bërë vazhdimisht, kryeministrja Meloni përsëriti një numër pikash të fiksuara të qëndrimit të qeverisë italiane mbi çështjen e garancive, në veçanti përjashtimin e trupave italiane që do të vendosen në terren”.
Deklarata gjithashtu vuri në dukje se pjesëmarrja e vendeve të koalicionit në forcat shumëkombëshe do të jetë vullnetare, dhe se çdo vendim për mbështetjen e Ukrainës në rast të një sulmi të ri, duhet të merret në përputhje me procedurat kushtetuese kombëtare.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button