Mela: Terreni Sportiv Multifunksional në Dibër vjen me mbështetjen e Ministrisë së Sportit

Puna për zhvillimin e Dibrës ka filluar me hapa konkretë! Sot, kandidati i VLEN-it për Dibër, Fisnik Mela, së bashku me këshilltarët dhe aktivistët e tij, ishin në terren për të nisur realizimin e projektit të Terenit Sportiv Multifunksional (Poligonit), një iniciativë që po mbështetet nga Ministria e Sportit.

“Ky është vetëm fillimi i investimeve që po vijnë për Dibrën,” tha Mela. Ai shtoi se rinia meriton më shumë, dhe se do të punojnë për ta bërë këtë një realitet.

Projekti pritet të ofrojë një hapësirë moderne sportive dhe rekreative, duke sjellë mundësi të reja për zhvillimin e talenteve lokale dhe aktivitetet e komunitetit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button