Meksika ekstradon 26 trafikantë droge në SHBA, edhe liderët e karteleve Jalisco dhe Sinaloa

Meksika ka ekstraduar 26 trafikantë droge në Shtetet e Bashkuara.
Ndër ta janë udhëheqës të kartelit Jalisco New Generation dhe Sinaloa, si dhe shefi i Los Cuinis, Abigael Gonzalez Valencia.
Ata akuzohen për kontrabandë të tonëve drogash, rrëmbim, trafikim njerëzish dhe vrasje. Shumica përballen me dënim të përjetshëm në burg, shkruan elpais.
Ky është ekstradimi i dytë i madh që nga fillimi i mandatit të dytë të Donald Trumpit: në shkurt, Meksika dorëzoi 29 trafikantë droge.
Presidenti amerikan i cilëson kartelet një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe ka premtuar t’i shkatërrojë, me Uashingtonin që madje ka diskutuar edhe një operacion ushtarak të mundshëm.
Meksika ka refuzuar ndihmën ushtarake, por po negocion një marrëveshje për luftën kundër trafikut të drogës dhe armëve.
Në vitet e fundit, dhuna e karteleve ka marrë jetën e pothuajse 450 mijë personave.