Mediat iraniane: Rrëzohen 2 avionë luftarakë izraelitë, kapet një pilote izraelite

Ushtria iraniane ka rrëzuar dy avionë luftarakë izraelitë të përfshirë në sulmet ajrore të sotme në territorin iranian dhe ka kapur një pilote izraelite, transmeton Anadolu.

Ushtria iraniane nuk e ka konfirmuar zyrtarisht rrëzimin e avionëve, por agjencia iraniane e lajmeve Tasnim raportoi se një mjet ajror pa pilot izraelit u rrëzua në qytetin qendror iranian Qom.

Në përgjigje, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, nënkoloneli Avichay Adraee, i mohoi raportet, duke i quajtur ato “plotësisht të pabaza” dhe duke akuzuar mediat iraniane për fabrikim informacioni.

Verifikimi i pavarur i pretendimeve dhe kundër-pretendimeve të të dyja palëve është i pamundur për shkak të konfliktit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe Iranit.

Ndërkohë, Organizata e Aviacionit Civil e Iranit lëshoi një njoftim për misionet ajrore, duke njoftuar se hapësira ajrore e vendit do të jetë e mbyllur për të gjitha fluturimet deri në orën 14:00 të ditës së nesërme me kohën lokale.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button