Media izraelite: Trump synon të tërheqë mijëra trupa amerikane nga Siria

Presidenti amerikan Donald Trump synon të tërheqë mijëra trupa amerikane nga Siria, tha media zyrtare izraelite, transmeton Anadolu.
Transmetuesi publik izraelit Kan raportoi se “zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë u kanë përcjellë një mesazh homologëve të tyre izraelitë, duke sinjalizuar se presidenti Trump synon të tërheqë mijëra trupa amerikane nga Siria”.
Ai shtoi se “tërheqja e forcave amerikane nga Siria do të ngrejë shqetësime të konsiderueshme në Tel Aviv”.