Me valixhe dhe bileta njëdrejtimëshe – Specializantët privatë në protestë, paralajmërojnë ikje nga vendi

Me bileta njëdrejtimëshe për në Gjermani dhe valixhe, specializantët privatë protestuan përpara Ministrisë së Shëndetësisë. Me këtë ata paralajmëruan qeverinë se nëse nuk pranohen kërkesat e tyre, do të ikin nga vendi.

“Kemi statistika se rreth 70% e studentëve të mjekësisë, në mënyrë aktive mësojnë dhe e njohin gjuhën gjermane, e kjo nuk është rastësi, por bëhet fjalë për një plan migrimi sepse e shohin një ardhmëri të pashpresë në vendlindje. Nëse marrim parasysh statistikat e Shoqatës së mjekëve ku  thuhet se mbi 250 mjekë në vit ikin nga vendi, e kjo është e barabartë me studentët që regjistrohen në fakultetet e Maqedonisë. Kjo domethënë se punojmë me të ashtuquajturën zero pozitive, pra prodhojmë aq mjekë sa edhe migrojnë”, tha Aleksandra Georgieva – Lidhja e Mjekëve dhe Specializantëve.

Specializantët privatë thonë se prej sot ndërpresin grevën dhe do të kthehen në vendet e punës që të mos e pësojnë pacientët, por kjo nuk do të thotë se dorëzohen. Çdo të martë gjatë kohës së pauzës do të protestojnë.

“Në shenjë revolte që kërkesat tona ende nuk janë pranuar, specializantët privatë nga java e ardhshme, çdo të marte, në kohën e pauzës në ora 11 do të mblidhemi në parkun e Klinikave interne, me qëllim që të tregojmë se ne jemi këtu, ekzistojmë dhe presim që të zgjidhen problemet tona”, u shpreh Hristina Ilioska Ceslaroska –  Specialiste interne.

Rreth 400 specializantë privatë ishin në grevë dhe nuk u paraqiten në punë. Ata janë të revoltuar për shkak se nuk kanë sigurim pensional dhe shëndetësor dhe kërkojnë rritje të kompensimit mujor, i cili tani arrin në 26.000 denarë, i njëjti të jetë në nivelin e pagës mesatare të mjekut në institucionet publike shëndetësor, si dhe zgjidhjen e statusit të tyre si persona të papunë.Tv21

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button