Me sytë nga qielli, sonte superhëna e fundit e plotë e vitit 2024

Planeti do të ketë mundësinë të admirojë super hënën e fundit të plotë të vitit të premten mbrëma (15/11). Hëna e plotë e nëntorit quhet edhe “Hëna e Kastorit”.

Moti me vranësira dhe shira që do të mbizotërojë në disa zona të vendit, megjithatë pritet të privojë disa nga një pamje padyshim mbresëlënëse.

Pse quhet Hëna e Kastorit?

Hënat e plota i marrin emrat e tyre nga amerikanët vendas bazuar në proceset që pasqyrojnë atë që ndodh në natyrë.

Hëna e plotë e nëntorit quhet Hëna e Kastorit, sepse në këtë kohë kastorët kthehen në foletë e tyre, pasi kanë ruajtur ushqimin që u nevojitet për dimër.

Një interpretim tjetër është se fiset vendase amerikane vendosën kurthe për kastorët përpara se kënetat të ngrinin, sepse ata përdornin leshin e tyre për thurjen e gëzofit, sipas NASA-s.

Përndryshe quhet edhe Digging ose Scratching Moon dhe i referohet kafshëve që kërkojnë ushqim dhe arinjve që gërmojnë strehimoret e tyre dimërore. Termi Dakota dhe Lakota Deer Rutting Moon i referohet kohës kur dreri kërkon një bashkëshort.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button