Me sy të lidhur drejt Gazës: Rrëfimi tronditës i një nëne të ndarë nga fëmijët e saj

Rotana al-Raqab, e cila u kthye në Gaza përmes pikëkalimit Rafah, tha se hyri në enklavë pas perëndimit të diellit dhe kaloi me një autobus të vetëm që transportonte 12 pacientë.
Ajo tha se ushtria izraelite “fillimisht thirri nënën time dhe e mori, pastaj më thirrën mua dhe më morën me sy të lidhur”.
“Мë morën në pyetje në tendën e parë, duke më pyetur pse doja të hyja në Gaza,” i tha ajo Al Jazeera-s.
“U thashë se doja të shihja fëmijët e mi dhe të kthehesha në vendin tim. Ata u përpoqën të më bënin presion psikologjik, duke dashur të më ndanin nga fëmijët e mi dhe të më detyronin në mërgim.
“Më pas më çuan në një tendë të dytë dhe më bënë pyetje politike, me të cilat nuk kisha asnjë lidhje. Më thanë se mund të ndalohesha nëse nuk përgjigjesha. Pas tre orësh marrjeje në pyetje nën kërcënim, më në fund kaluam me autobus. OKB-ja na priti dhe u nisëm drejt Spitalit Nasser. Falë Zotit, u ribashkuam me të dashurit tanë.” /Al Jazeera/



