Më shumë se 50 miliardë dollarë nevojiten për rindërtimin e Gazës

Të paktën 50 miliardë dollarë do të jenë të nevojshëm për të rindërtuar Gazën dhe Bregun Perëndimor të okupuar pas 15 muajve të luftës izraelite.
Kjo shifër u publikua në një vlerësim të kryer nga Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Banka Botërore.
Raporti i Përkohshëm i Vlerësimit të Shpejtë të Dëmeve dhe Nevojave tha se 53.2 miliardë dollarë do të nevojiten për rikuperim dhe rindërtim gjatë 10 viteve të ardhshme, ndërsa 20 miliardë dollarë janë të domosdoshëm në tre vitet e para. /Al Jazeera/