Me shumë gjasë Mickoski do ta marrë mandatin të enjten për formimin e qeverisë së re

Lideri i VMRO-DOMNE-së, Hristojan Mickoski pritet që mandatin për formimin e qeverisë së re ta marrë të enjten nga presidentja Gordana Slijanovska-Davkova.

Kryetarja Siljanovska Davkova sot para mediave tha se është e mundur që mandati për formimin e qeverisë së re të jepet më herët.

“Mund të caktohet mandati më herët. E gjitha varet nga situata. Kushtetuta thotë 10 ditë dhe më pas 20 ditë për të formuar qeverinë. Do t’i studioj termat, tha Siljanovska Davkova në përgjigje të pyetjes para fillimit të panelit “Bashkimi Evropian si sfidë dhe sfidat e Bashkimit Evropian.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button