“MË SHFRYTËZOI”, Ai që ndihmoi Palevskin të ikë në Turqi mohon akuzat

I dyshuari për ndihmë për arratisje të Lupço Palevskit në Turqi, banori i Strumicës me iniciale  S.D. mohon ta ketë ndihmuar vrasësin e Vanjës. S.D i cili tashmë ndodhet në paraburgim, ka deklaruar para gjykatës se nuk ka qenë i vetëdijshëm se po vozitë një vrasës pasi për përfshirjen e Palevskit në vrasjen e dyfishtë kishte marrë vesh në mbrëmjen e 3 dhjetorit, kur Prokuroria veçmë e bëri të ditur se ai ishte organizator dhe vrasës.

Sipas njohurive të policisë, S.D. me një xhip të bardhë “Land Rover”, e ka bartur Palevskin nga Beogradi, përmes Bullgarisë për në Turqi.

U kap gjatë kthimit kur po hynte në Maqedoni nga vendkalimi në Dojran. Atij i është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button