Më në fund edhe në Studeniçan po shihet drita e shpresës

Matjet në terren nga shtabet komunale të partive konkurruese VLEN, AKi dhe kandidatit të pavarur Azem Sadiku kanë nxjerrë një rezultat të pritshëm në Komunën e Studeniçanit. Sedat Bislimi është i pari dhe shumë afër që garën ta përfundojë që në raundin e parë. VLEN bëri zgjedhjen më të mirë duke ofruar zgjidhje për problemet e Studeniçanit përmes një kandidati që nuk ishte i përfshirë më herët në politikë. Këtë e pranon edhe kryetari në ikje dhe kandidati i pavarur, Azem Sadiku.
Studeniçani për 16 vite ka qenë kurban i pazareve politike mes PDSH-së dhe BDI-së, duke u shndërruar në bazën nga ku mbijetonte PDSH-ja dhe në komunën që BDI e trajtonte si “bakshish”, në këmbim të mbështetjes që PDSH-ja i jepte në komunat e tjera shqiptare. BDI në këtë komunë nxirrte kandidat vetëm për pjesëmarrje, ndërsa publikisht mbështeste Azemin për fitore. Pas fitores së tij, BDI i kthente shpinën Studeniçanit dhe e bllokonte, duke e lënë në harresë edhe pse ishte pjesë e qeverisë. Situata e mjerueshme në Studeniçan është pasojë e pazareve të BDI-së me PDSH-në.
Pas themelimit të koalicionit VLEN, edhe në Studeniçan u ndez drita e shpresës. Qytetarët e kësaj komune i dhanë mbështetje VLEN-it në zgjedhjet parlamentare, duke besuar në ndryshim. Pas fitores së VLEN-it dhe pjesëmarrjes në qeveri, VLEN nuk e harroi Studeniçanin. Edhe pse aty ende udhëhiqte Azem Sadiku, VLEN financoi disa projekte direkte nga qeveria për Studeniçanin, duke dhënë sinjal të qartë se kjo komunë është pjesë e prioriteteve të saj dhe nuk do të lihet më në harresë, siç e bëri BDI me pazaret e saj.
VLEN ofroi gjithashtu zgjidhjen më të mirë për zgjedhjet lokale duke propozuar një njeri të ndershëm, apolitik dhe të dëshmuar për profesionalizëm – Sedat Bislimin. Sedati është njeriu i duhur që në Studeniçan do ta sjellë shpresën dhe ndryshimin. Me mbështetjen direkte të qeverisë VLEN, ai për vetëm 7 muaj do ta dëshmojë ndryshimin.
Qytetarët e Studeniçanit kanë vendosur të ecin përpara me Sedatin dhe të mos vazhdojnë të mbeten të bllokuar e të harruar me Azemin. Azemi për 16 vite dëshmoi se është i paaftë për menaxhim dhe nuk ka më çfarë t’i ofrojë Studeniçanit. Madje edhe vetë e pranon se nëse rizgjidhet, asgjë nuk do të ndryshojë për komunën.
Një shans si ky me Sedatin dhe për Studeniçanin nuk vjen më.
Andaj, të dielën, të gjithë me një zë të dalim dhe ta votojmë Sedatin, që garën ta përfundojmë që në rrethin e parë, ndërsa puna në Studeniçan të fillojë menjëherë nga dita e hënë.
Një zë që VLEN 7 për Sedatin, 7 për Studeniçanin.